Vjosa Osmani kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, me rastin e e 40 vjetorit të vdekjes së tyre.

Ajo këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social, Facebook, duke publikuar një thënie të Jusuf Gërvallës.

“Në kujtim të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq, thënia e Jusuf Gërvallës është: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja, rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka me gjetë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme