Vjosa Osmani: Luan Haradinaj, ikonë e UÇK-së

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinaj në 24 vjetorin e rënies së tij.

Ajo ka shkruar se Luan Haradinaj qëndron në simbiozë perfekte me profilin e luftëtarit, i cili atdhedashurinë e ktheu në art luftarak, duke u shndërruar në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së.

“Familja Haradinaj, e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën tonë për çlirim, sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndihen krenar me veprën e Luanit. Ai ra në kufirin ndërmjet Kosovës- shtetit për të cilin kapi pushkën dhe shtetit të Shqipërisë nga u frymëzua në luftën për çlirim”.

“24-vjet më parë në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit” në Kushnin të Hasit, bashkë me 178 bashkëluftëtarë ranë në pritën e ushtrisë jugosllave. Luani ra heroikisht për t`u shndërruar në kambanë lirie!”.

“Sot, përkulemi me respekt para tij dhe heronjve të tjerë, të cilët bën të mundshme lirinë tonë, sikurse edhe ndërtimin e shtetit! Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë!”.

Luan Haradinaj ra heroikisht më 6 maj të vitit 1997 gjatë luftimeve me forcat serbe në Qafë Prush, në kufirin e asaj kohe mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme