Vjosa Osmani ngushëlloi familjen e gazetarit Bedri Sadikut

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

U. d presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani i ka dërguar telegram ngushëllimi Familjes Sadiku, me rastin e vdekjes së gazetarit Bedri Sadiku.

U. d presidentja Osmani ka thënë  se  ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve. 

Telegrami i plotë i u. d presidentes Osmani për familjen Sadiku:

E nderuar Familje Sadiku,  

Ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për ju, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve. 

Me punën e tij, ai tejkaloi dimensionin e të qenit vetëm gazetar.

Ai ishte njeri i mirë dhe profesionist që la pas trashëgiminë e njeriut të angazhuar për të vërtetën!

Familjes, ngushëllime. Bedri Sadiku u prehtë në paqe!

I përhershëm qoftë kujtimi për të!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme