Vjosa Osmani reagon për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar për kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan.

Në lidhje me këtë, ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Faleminderit, Itali, SHBA dhe Shqipëri”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar nga agjencitë ligjore të sigurisë dhe një arsye më shumë për të mbështetur anëtarësimin e merituar të Kosovës në INTERPOL. Faleminderit, Itali, SHBA dhe Shqipëri.

Të ngjashme