“Vlerat më unike të luftëtarit shqiptar i gjejmë në figurën e Yll Morinës”

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarinë e Yll Morinës në njëzetvjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj tha se  vlerat më unike të luftëtarit shqiptar i gjejmë në figurën e Heroit të Kosovës Yll Morina.

“Ndër trimat e rrallë dhe luftëtarët më të zotë, ai ishte rreshtuar me UÇK-që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut”.

“ Në njëzetvjetorin e ngritjes në piedestalin e pavdekësisë, me krenari kujtojmë Yllin e lirisë, i cili ka zënë vend nderi në historinë e re të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme