Vlora Çitaku: E turpshme pritja e lojtarëve anglezë në aeroport

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm veprimin e bërë dje në aeroportin “Adem Jashari”, ku disa vajza i prisnin me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë  se e ngushëllon fakti se Federata e Futbollit të Kosovës dhe Dardanët nuk kanë qenë organizatorët e kësaj skene.

Postimi i plotë:

S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë. 

Të ngjashme