Vlora Çitaku flet për rastin e vrasjes së 18-vjeçares: Dhuna ndaj gruas në Kosovë është e normalizuar

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj.

Çitaku, në emisionin ‘Natë Vere’ në T7 ka thënë se ka mbetur e tronditur nga rasti i të ndjerës.

“Kam qenë jashtëzakonisht e tronditun, por edhe pa fjalë. Jam mundu me i artikulu mendimet, sepse kam qenë e tronditun, një vajzë 18-vjeçare vritet dhe hudhet si një copë plehu, jom ndi jashtëzakonisht e tronditun. Rasti i djeshëm është vetëm një nga shumë raste që përsëriten në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Tutje, nënkryetarja e PDK-së ka thënë se dhuna ndaj gruas në Kosovë është e normalizuar.

“Dhuna ndaj gruas në Kosovë është e normalizuar. Nëse një grua rrihet, nëse ndaj një gruaje ushtrohet dhunë, pyetja e parë nuk është kush, por pse, pse çka ke bërë. Burrat nuk i shoh në masë si antagonistë, por si partner tanë”, ka shtuar tutje ajo.

Të ngjashme