Vlora Çitaku për Ilir Dugollin: Ai është një patriot dhe diplomat i mirë

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkura të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se ambasadori i ri i Prishtinës në këtë shtet, Ilir Dugolli është një diplomat i mirë.

Ajo me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se nuk mund të pres që të sheh punën dhe kapacitetet e reja të Dugollit në ambasadë.

“Për të gjithë miqtë e mi në Washington njihuni me Ilir Dugollin, ambasadorin e ri të Kosovës në ShBA”.

“Unë e njoh Ilirin dhe kam punuar me të në sfera të ndryshme gjatë dy dekadave të fundit. Ai është një patriot dhe një diplomat i mirë. Mezi pres ta shoh atë duke shndritur në punën e tij të re”,ka shkruar Çitaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme