Vlora Çitaku: Vjosë, ma këpute shpirtin

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së regjisores, Vjosa Berisha.

Përmes një postimi në rrjete sociale krahas një fotografie të të ndjerës, ajo thotë se sot ka humbur miken e çmuar, e Prishtina ikonën më të çmuar.

“Vjosë, Ma këpute shpirtin. Sot e humba miken e çmuar, e Prishtina ikonën ma të çmuar. Kam me të kujtu përjetë”, ka shkruar ajo.

Vjosa Berisha vdiq pas një beteje me kancerin.

Të ngjashme