Vodhi dru nga kulmi i shkollës, arrestohet 21 vjeçari në Shtime

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arrestuar një 21 vjeçar si të dyshuar për vjedhje të rëndë.

I njëjti dyshohet se dy ditë më parë në shkollën “Bajram Curri” e cila nuk është ende funksionale ka vjedhur shtylla druri nga kulmi i kësaj shkolle, njofton Klankosova.tv.

“Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 18.03.2022 rreth orës 09:45 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.R i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shkollën ‘’Bajram Curri’’( aktualisht jofunksionale) në fshatin Llanishtë të Shtimes duke i vjedhur disa shtylla druri të kulmit të kësaj shkolle” thuhet në kumtesën e policisë.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore .

Të ngjashme