Von Cramon kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e vrasjes së tre personave në Gllogjan

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Pas vrasjes së tre personave në një autobus që barte nxënës nga Gjakova në Deçan, ku në mesin e tyre dy nxënës ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila ka shprehur ngushëllime.

“Ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës për humbjen tragjike të 3 jetëve në sulmin monstruoz të djeshëm në Gllogjan”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

Von Cramon për këtë vrasje ka kërkuar hetim të shpejtë për rastin.

“Hetimi i shpejtë dhe vënia para drejtësisë e sulmuesit është një domosdoshmëri”, ka shkruar më tutje ajo.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme