Vonesat në kufi, pritje mbi një orë vetëm në dalje, në Merdare dhe Dheu i Bardhë

Prishtinë | 13 Gus 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarët gjatë verës përballen me kolona të gjata dhe pritje në kufij, ndërsa sot pritje më të gjata ka vetëm në dy pika kufitare, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë dhe atë janë vetëm në dalje.

Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), qytetarët janë diku pritur për të dal përmes kufirit Dheu i Bardh rreth një orë, ndërsa kolona e automjeteve është 500 metra.

Ndërkaq në pikë kalimin kufitar në Merdare, qytetarët janë duke pritur mbi një orë për të dalë nga Kosova dhe kolona e automjeteve është 700 metra.

Ndërsa, në pikën kalimin kufitar Jarinjë dhe Muçibabë pritjet për të dalë janë 10-15 minuta.

Të ngjashme