Voton Halil Kastrati: Fushata jonë zgjatë gjithë vitin

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit, humanisti i madh, Halil Kastrati, kreu obligimin e tij si qytetar i Republikës së Kosovës duke votuar në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren.

“E kreva obligimin tim si qytetarë. Shpresoj që do të bëhet më mirë për popullin tonë”, tha ai duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në votime.

“Jetimat e Ballkanit nga 1 janari e deri më 31 dhjetor nuk janë ndalë dhe nuk do të ndalen. Ne jemi në shërbim të nevojtarëve dhe mundohemi t’ju gjendemi secili që ka nevojë. Fushata jonë zgjatë gjithë vitin”, tha ai.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme