Voziti makinën në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, Policia e arreston të dyshuarin në Prishtinë

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë i cili po voziste i dehur.

Përveç dehjes ai kishte shkaktuar edhe aksident trafiku në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se pasi ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident trafiku, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Të ngjashme