Vranësira dhe reshje shiu, këto janë temperatuat sot

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se në disa vende, do të ketë intervale të shkurta me diell.

Po ashtu, IHK bën të ditur se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht pasdite.

“Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite priten të shoqërohen me reshje shiu. Reshjet më të përqendruara priten në veriperëndim të vendit, por edhe në pjesë tjera të territorit priten reshje me intensitet të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Të ngjashme