Vranësira dhe shi nesër e pasnesër në Kosovë

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për kushtet meteorologjike që do të mbizotërojnë në Kosovë dy ditët e ardhshme.

Sipas njoftimit, të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.

IHMK njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Të ngjashme