Vranët, shi dhe flluska bore

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 07:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

IHK njofton se reshjet do të fillojnë kryesisht në pjesën e dytë të ditës së mërkurë për të vazhduar edhe gjatë ditës së enjte.

Prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme