“Vrapo Babadimër” fitimet e 28 dhe 29 nëntorit i dhuron për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 14:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Maratona humanitare e fundvitit “Vrapo Babadimër” e cila ka për qëllim të kontribuojë për familjet në nevojë edhe këtë vit organizohet nga OJQ “Projekti 5 Cent”, me anë të të cilit synohet rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Jusuf Islami nga “Vrapo Babadimër” për Ekonomia Online thotë se ka një interesim të madh të qytetarëve derisa tregoi se këtë vit planifikohet të ndihmohen rreth 700 familje.

“Realisht ne mbrëm e kemi bërë thirrjen publike që qytetarët t’i bashkohen blerjes së kostumeve, por interesim ka sepse tash është fluksi më i madh dhe qytetarët po interesohen me ble dhe po blejnë vazhdimisht sepse ne po i publikojmë në faqen tonë. Ne deri me datën 15 e bëjmë shitjen dhe kjo lloj gare nuk është që përcakton moshë kjo është më shumë argëtim, por qëllimi është që t’i dalim në ndihmë familjeve që kanë më së shumti nevojë. Diçka që vlen të ceket është se nga 60 familje që kemi ndihmu në edicionin e parë, në edicionin tashmë presim t’i ndihmojmë rreth 700 familje dhe me të vërtet është një ngritje e madhe dhe interesim shumë i madh i qytetarëve”.

Jusufi shtoi se shitja e kostumeve ka filluar nga data 25 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor.

Ai thotë që të gjitha shitjet për 28-29 nëntor do të dedikohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Maratona “Vrapo Babadimër” kemi filluar nga data 25 nëntor ku shitja e kostumeve bëhet deri me datën 15 dhjetor ku edhe në atë ditë zhvillohet mini-maratona. Ne 28-29 nëntorin për shkak që ndodhi tragjedia në Shqipëri, çdo kostum që shitet brenda këtyre ditëve do të dedikohen për në Shqipëri. Andaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të blejnë kostumin dhe të bëhen pjesë e kauzës sonë pasi për 28-29 nëntor të gjitha mjetet i dedikohen të prekurve nga tërmeti në Shqipëri”.

Këtë vit për herë të parë ka ndihmuar edhe komuna e Prishtinës dhe shumë kompani të ndryshme për të ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

“Këtë vit kemi gjet mbështetje për herë të parë nga komuna e Prishtinës dhe jemi shumë falënderues, po ashtu kemi marrë mbështetje edhe nga kompani të ndryshme që me të vërtet e kanë bërë atë të veten si për organizim po ashtu që të ju dalim në ndihmë edhe familjeve dhe është për herë të parë që bashkohet edhe Komiteti Olimpik i Kosovës kauzës sonë dhe përveç promovimit të sportit ne promovojmë edhe sa jemi solidar dhe sa jemi human në aktivitete të tilla”.

“Mos të harrojmë të cekim Kosova hynë në mesin e 70 shteteve të botës që organizon këtë të tillë. Andaj i ftojmë të gjithë që të marrin pjesë dhe nuk do të thotë që patjetër me vrapu, por sado pak të blejnë një kostum dhe të bëhen pjesë e kauzës sonë”, shtoi ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme