Vrasja e 18 vjeçares, reagon kandidatja e LDK-së për kryetare të Ferizajt

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për kryetare të Komunës së Ferizajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas vrasjes së 18 vjeçarës dje. Sibeli, e cila me profesion është edhe sociologe, ka thënë se rasti i djeshëm tregon për realitetin në të cilin gjenden vajzat kosovare.

Rasti i vrasjes së vajzës 18 vjeçare, edhe njëherë na përplasi fytyrës realitetin e hidhur në të cilën gjenden vajzat tona. Gjuha mizogjeniste, dhuna ndaj grave dhe vajzave janë shndërruar në “normalitet” në shoqërinë tonë. Mjafton të analizohen rrjetet sociale, ku aq lehtësisht, fyerja deri në eliminim është bërë përditshmëri. Nuk mjafton të tronditemi vetëm nga vrasjet fizike, ne duhet të tronditemi çdo ditë për gjuhën e vrasjes drejtuar vajzave dhe grave e që vrasja fizike, vjen si pasojë e mos ndëshkimit të këtij mentaliteti. Ngacmimet seksuale, dhunimet, shantazhi e dhuna ndaj grave janë çështje të cilat duhet të jenë prioritet i secilit prej nesh pa përjashtim, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme