Vrasja e Agonis Tetajt, KPK-ja reagon pas deklaratave të Fejzullah Hasanit

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguas lidhur me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasanit për veprimet e ndërmarra në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

Nga KPK’ja i kanë konsideruar të papranueshme deklarimet e Hasanit, duke thënë se përbejnë edhe ndërhyrje në pavarësinë institucionale dhe kushtetuese të institucionit të Prokurorit të Shtetit

“Këshilli Prokurorial i Kosovës mbështet punën e pavarur dhe profesionale të Kryeprokurorit të Shtetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe aktet tjera ligjore, si dhe qëndron fuqishëm në përkrahje të punës së tij në zbatim të ligjshmërisë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme