Vrasja e dyfishtë në Pejë, i vrarë edhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i lartë i PDK-së

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Peja është tronditur sot nga një vrasje e dyfishtë. Burimet bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.

Kadrijaj ka qenë këshilltar i ish-ministrit Bedri Hamza.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike në Pejë.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara i plagosur ka mbetur dhe vëllai i Ademajt. Indeksonline shkruan se ka pasur një zënë dhe të shtëna mes dy bashkëpartiakëve, derisa ndodheshin në një lokal.

LEXO EDHE:

Të ngjashme