Vrasja e dyfishtë në Pejë, LDK: Të gjithë jemi të tronditur

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën mbrëma në qytetin e Pejës, ku dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, pas një konflikti, janë gjuajtur me armë zjarri ku dhe kanë mbetur të vdekur.

Pas rastit në Pejë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar këtë telegram ngushëllimi familjeve të të vrarëve dhe PDK-së.

“Të gjithë jemi tronditur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sonte në Pejë. U shpreh ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për humbjen e dy zyrtarëve të saj”, thuhet në telegram.

Të ngjashme