Vrasja e kosovarit në Londër, publikohen detaje të reja

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ekzekutimin Flamur ‘Alex’ Beqirit, rreth një vit më parë në Londër.

Policia bën me dije se 3 persona janë arrestuar në Suedi, si të dyshuar kryesorë për ekzekutimin e vëllait të yllit të “Real Housewives”, Misse Beqiri. 36 vjeçari Flamur Beqiri u qëllua disa herë me armë zjarri përpara syve të gruas dhe fëmijës në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në oborrin e shtëpisë.

Policia Britanike njofton se tashmë ngjarja është drejt zbardhjes pas arrestimit të 3 shtetasve suedezë në Stockholm, në bazë të një udhër-arresti ndërkombëtar.

Tashmë 3 të rinjtë presin që të ekstradohen drejt Britanisë. Më herët për këtë ngjarje është arrestuar në Danimarkë 23 vjeçari Anis Fouad Hemissi, i cili u ekstradua në Britani në muajin qershor.

Të ngjashme