Vrasja në Gjilan, policia tregon se çfarë gjeti në vend të ngjarjes

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur si pasojë e një përleshje me armë që ndodhi mbrëmë në qytetin e Gjilanit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 20:40, pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit.

Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm.

Të ngjashme