Vrasja në Pejë, flet edhe djali i dorasit: Problemi ishte i kahershëm

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Pasditen e së martes që e lëmë pas, në Pejë u vra një person.

Ky akt, ndodhi në një lokal në rrugën ‘’Gjin Gazulli’’, lidhur me këtë rast ka folur në kushte anonimiteti i biri i dorasit, njofton Klan Kosova.

”Ky problem familjar ka nisur qysh prej vitin 2019”.

”Por, është mbajtur edhe në paraburgim. I kemi pasur disa probleme. Thonë gjoja që ‘’e ka ngacmuar prindi im’’. Faktet, analizat, gjithë ekspertizat i kanë dërguar në Prishtinë e kudo, gjashtë muaj ka qëndruar në burg, dhe dhjetë muaj të tjerë në arrest shtëpiak”.

”Kohë pas kohe është mbajtur në paraburgim, dhe kohë pas kohe në arrest shtëpiak”.

”Tani ka qenë i liruar pasi me një seancë të fundit qenka shqiptuar një vendim i papritur, ku gjykimi del se babai im është fajtor dhe e shqiptojnë një dënim tri vjet e gjashtë muaj”.

”Ne si familje nuk jemi pajtuar me këtë dënim, sepse ka pasur shumë specifika, ku i kanë fsheh disa hetime, i ka ndryshuar edhe e mitura disa deklarata”.

Cili ka qenë kontakti mes familjes tuaj dhe familjes së të ndjerit?

”Pas asaj, unë personalisht kam angazhuar edhe një avokat në Prizren që kam qef ta mbajë anonim. Ai e ka shqyrtuar dosjen komplet dhe e ka thënë se ka shkelje të ligjit”.

Ai mes tjerash rrëfen edhe se si kishte ndodhur vrasja në Pejë, njofton Klan Kosova.

”Unë kam biseduar me Policinë e Kosovës, kemi folë në mënyrë njerëzore. Më kanë treguar qysh është situata”.

”Problemi kryesor ka qenë se prindi im ka qenë i pari në lokal dhe ai zotriu ka shkuar drejt prapa shpinës së prindit tim dhe është ulë ka kërkuar një birrë. I ka thënë kamarierit ”mere këtë apparat, fotografoje zotëriun në tavolinë që është (babain tim)”. Ky kamarieri i paska thënë ‘’unë nuk mundem ta fotografoj, por qe urno birrën’’”.

”Ai e paska mbush revolen me plumba, prindi im nuk e ka ditë, unë nuk kam qenë aty, por logjikisht me llogaritë me pa një njeri duke e mbush okfirin ndërsy, nuk rrin ashtu. Por, ai zotriu në mënyrë tinëzare ka tentuar të ma mbys babën”.

Të ngjashme