Vrasje në Rahovec, dyshohet se viktima dhe dorasi kishin lidhje familjare

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Rahovecit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë se dyshohet se viktima dhe dorasin kanë lidhje familjare.

“Sot rreth orës 21:00 Ne fshatin Sopniq të Rahovecit ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjar në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, tha Gjurkaj.

Të ngjashme