Vrasje në tentativë në Pejë

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur nga arma e zjarrit në fshatin Nobërgjan të Pejës.

Kjo pasi disa persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e vëllaut të viktimës.

I plagosuri është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton raporti 24 orësh i policisë.

“VRASJE NË TENTATIVË Fsh. Nobërgjan, Pejë, 13.05.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë). Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”.

Të ngjashme