Vrasje në tentativë në Vushtrri, plagoset një femër

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një femër në Vushtrri është plagosur pasditen e së martës në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë, viktima ishte duke hipur në automjet dhe është goditur nga një predhë e armës.

Deri më tani nuk raportohet për të dyshuar, ndërkaq viktima është duke u trajtuar në QKUK.

“Vushtrri 13.07.2021-15:10.  Është raportuar se viktima femër kosovare është duke u trajtuar në QKUK , pasi që e njëjta derisa ka qen duke hipur në një automjet,  dyshohet se është  goditur nga një predhë e armës. Nuk raportohet për të dyshuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme