Vritet biznesmeni i njohur, dyshohet se dorasi është babai i tij

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 18:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albert Krasniqi, pronar i kompanisë ndërtuese “Përparimi”, dyshohet se është vrarë nga babai i tij, raporton Ekonomia Online.

I dyshuar është babai i tij, Skënder Krasniqi, po ashtu afarist i njohur nga Prishtina. Ai tashmë është dorëzuar në polici.

Po ashtu, Policia dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika gjenden në vendngjarje, të cilët kanë larguar trupin e viktimës për Institut.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse.

“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, shtoi ajo.

Biznesmeni Albert Krasniqi u bë lajm për mediet, pasi para disa ditësh u njoftua se është divorcuar nga ish-miss Kosova, Besa Gashi, pas vitesh martese.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

LEXO EDHE:

Të ngjashme