Vritet shqiptari në Spanjë

Spanjë | 29 Mar 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Torturohet dhe më pas vritet me plumb në kokë shqiptari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë të Spanjës ku trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur brend amjetit të tij në anë të rrugës. Të dhënat e para që vijnë nga mediat spanjolle tregojnë se bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz, ndërkohë që shqiptari është gjetur dy ditë më parë. Informacionet tregojnë se bëhet fjalë për Dedë Dokajn, nga Fushë-Arrëzi, 44 vjeç. Viktima sipas të dhënave është në Spanjë prej më shumë se 15 vitesh ndërkohë që punonte badiguard po prej shumë vitesh.

Referuar të dhënave që vijnë në lidhje me Dokajn bëhet me dije se ai ishte baba i dy fëmijëve dhe se të dy fëmijët kishin lindur në Spanjë, fakt ky që tregon se viktima kishte vite që ishte rezident në shtetin spanjoll. Referuar të dhënave të pakta që ka bërë publike ditën e sotme media online spanjolle bëhet me dije se policia dhe prokuroria janë fokusuar nbë dëshmitë e bashkëshortes dhe të personave të afërt të viktimës për të hedhur dritë mbi shkakun e krimit të rëndë.

Zbulimi i ngjarjes thuhet se është bërë pasi familja ka denoncuar zhdukjen pa gjurmë të Dedës, e për pasojë vënia në lëvizje e të gjithë autoriteteve ka çuar edhe në gjetjen e trupit në makinën e tij. Ka dyshime që 44-vjeçari është ekzekutuar rreth katër ditë më parë ndërsa do të jetë ekspertiza që do të hedhi dritë mbi aktin e rëndë që i mori jetën pukjanit, Dokaj.

Media spanjolle “La Verdad” raportoi ditën e sotme për një vrasje të ndodhur në zonën e Totanas. Sipas medias në fjalë, vrasja ka qenë e tipit mafioz. Oficerët e policisë thanë se viktima është një shqiptar, me profesion truprojë. Ai është vrarë brenda makinës së tij dhe plumbi i ka “tejkaluar kafkën”. Ajo që hetuesit dyshojnë është nëse viktima është vrarë në po të njëjtin vend ku u gjet trupi, apo është vrarë në tjetër vend dhe ia kanë lënë trupin në vendin ku u gjet.

Sipas hetuesve spanjollë, shqiptari mund të jetë vrarë për shkak të armiqësive në punën e tij si truprojë ose për hesape në trafikun e drogës. Trupi i këtij burri u gjet në mesditë të mërkurën gjatë rrjedhës së lumit Guadalentín me shenja të dukshme të dhunës dhe një të shtënë në kokë.

Të ngjashme