Vrojtuesit e lagjes: Një 8-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Prishtinë | 12 Gus 2022 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë, shkruan faqja “Vrojtuesit e lagjes”, që përcjell zhvillimet në kryeqytet.

Sipas kësaj faqeje, fëmija është sulmuar nga qentë në rrugën “C” në Prishtinë.

Fotografitë e publikuara tregojnë se fëmija ka marrë plagë në duar.

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem në kryeqytet, derisa janë raportuar në rrjete sociale dhe nga institucionet disa herë raste, ku qytetarët janë sulmuar.

Të ngjashme