Vuçiq: Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet tash

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 09:17 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar me shefin diplomacisë francez Jean Yves Le Drian. Vuçiq i ka thënë Drianit se është e domosdoshme ruajtja e paqes dhe e stabilitetit dhe i ak treguar atij për bisedimet që po zhvillohen në Bruksel me Kosovën, transmeton Koha.net.

Aleksandar Vuçqi, siç përcjell n1 , ka thënë se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje e mirë për Kosovën porse kjo çështje duhet të zgjidhet tash.

“Mendoj se nuk duhet ta lëmë konflikt të ngrirë, por duhet ta zgjidhim tash”, ka thënë Vuçiq duke u ankuar se Kosova nuk po i kryen detyrimet lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme