Vuçiq falënderon Palauin rreth Kosovës

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e falënderoi homologun e tij nga Palaui Thomas Remengesau për siç thuhet  vendimin e vendit të tij për të anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti serb tha se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të adresohen përmes dialogut, duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe shprehu shpresën se do të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dypalëshe me Republikën e Palauit, kreu i shtetit serb theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes për Miqësi dhe Bashkëpunim krijoi bazën për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Sipas zyrtarëve serbë, Republika e Palauit është vendi i 13-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Të ngjashme