Vuçiq falënderon Putinin për ndihmën lidhur me Kosovën

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 17:15 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot i ka uruar presidentit, Vladimir Putin, Ditën e Rusisë, dhe i ka bërë thirrje për vizitë në Serbi.

“Jam i sigurt se marrëdhëniet miqësore tradicionale, të cilat karakterizohen me hapje, mbështetje dhe partneritet strategjik, në të ardhmen do të zhvillohen në mënyrë të suksesshme, në interes të popujve tanë dhe prosperitetit tët tyre”, thuhet në urimin e zotit Vuçiq, raporton agjencia Beta.

Më tutje, ai i ka shkruar Putinit, se Serbia e vlerëson lartë dhe falënderohet për ndihmën e Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se nuk mund të matet mbështetja ruse për luftën diplomatike të Serbisë.

“E shfryrtëzoj këtë rast që juve, edhe njëherë, t’ju shpreh respektin tim personal dhe t’ju dërgoj ftesë për vizitë në Republikën e Serbisë, ku çdoherë jeni i mirëseardhur dhe mysafir i dashur”, thuhet në urimin e Vuçiqit dërguar Putinit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme