Vuçiq ka një dëshirë kryesore për Vitin e Ri: Kjo dua të ndodh në Kosovë

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka analizuar ngjarjet e vitit 2018 me theks të veçantë tek bisedimet dhe politikat e tyre në raport me Kosovën.

Vuçiq ka qenë mysafir në emisionin e mëngjesit në “TV Pink”, ku foli për tema të ndryshme.

Ai ka thënë se së fundmi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shfaqur gatishmëri për zgjidhje të çështjes së Kosovës por shtoi se nuk e kuptoi të plotë porosinë e tij se “jemi afër përfundimit të dialogut”.

“Për kompromis kërkohet shumë energji, mund të dëshirë, nuk jam i sigurt nëse dikush në Prishtinë është i gatshëm për këtë. Më së tepërmi më brengos fakti se më askush nuk dëshiron të flas rreth kësaj, për taksat dhe problemet e tjera”, u shpreh ai.

“Ato përdoren vetëm kur duhet të sulmohem unë ose Qeveria, edhe pse situata në Kosovë është gjithnjë e më e rëndë. Do të ndihmojnë në të gjitha mënyrat dhe do të mundohemi që vitin tjetër t’i rrisim lindjet në Kosovë në mënyrë që të kemi më shumë fëmijë dhe njerëzit atje të kenë të ardhme. Tri ditë njerëzit këtu flasin për Kosovën, pastaj diçka tjetër u bëhet më e rëndësishme. Por, populli ynë mund të mbështes në shtetin e tyre, Serbinë”, theksoi ai.

Vuçiq ka insistuar se është me rëndësi që Prishtina ta heq taksën përndryshe “nuk kemi çfarë të bisedojmë”.

“Sa do që mund të jetë e dhimbshme, ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Unë jam i gatshëm të jap të gjitha që kam arritur në politikë, edhe besimin që e kam fituar, sondazhet tregojnë se në dy muajt e fundit e kemi besimin më të madh se kurrë më parë. Por, jam i gatshëm që të gjitha këto t’i humb në mënyrë që të sigurojë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, vazhdoi ai.

“Haradinaj ka thënë se do të më rrëzojë deri te Shen Nikola. Unë i kuptoj dëshirat e tij dhe shumë të tjerëve. Shumëkujt në regjion nuk u intereson Serbia të jetë e fortë, në mënyrë që si më parë, ta shpalosin shumëkush, dhe në këtë formë të krijojnë shtete dhe kombet e tyre”, theksoi Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme