Vuçiq para takimit me Thaçin: Të dielën do ta kemi vështirë

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 13:28 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se të dielën, me rastin e vazhdimit të dialogut me Kosovën do të jetë e vështirë., por Beogradi do të mbrojë pozitën e Serbisë, do të luftojë për vendin dhe popullin e saj dhe do të përpiqet për një kompromis.

“Do të jetë një mundësi tjetër për të dëgjuar qëndrimin tonë, një mundësi tjetër për luftën për vendin dhe njerëzit tanë, me respektimin e palës tjetër  dhe me dëshirën për të arritur një zgjidhje”, ka shtuar ai.

Këtë të diel në Bruksel do të takohen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të fazës finale të dialogut Prishtinë – Beograd, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme