Vuçiq: Po përgatiten sulme ndaj serbëve në Kosovë

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 11:38 | Nga

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, para takimit me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në një bisedë për media, ka thënë të ketë informacione se në Kosovë po përgatiten sulme ndaj serbëve, dhe e gjithë kjo sipas tij, shkaku i vazhdimit të ndalimit të Haradinajt në Hagë.

Duke folur për këtë, Vucic ka thënë se këtë nuk duhet të goxojnë ta bëjnë, përcjellë gazetametro.net.

“Ata që mendojnë që rastin Haradinaj ta shfrytëzojnë për sulme kundër serbëve, meqë kam marrë disa informata se çfarë po përgatitet, mos të mendojnë se diçka të tillë guxojnë dhe mund ta bëjnë”.

Kryeministri serb, duke folur për situatën në Maqedoni ka theksuar se ai nuk do të lejojë që dikush të bëjë probleme të ngjashme edhe në Serbi.

Ai këto komente i ka bërë, i pyetur nga gazetarët nëse në takimin me Mogherinin e cila po qëndron në Beograd do të diskutohet për Haradinajn. Vucic ka thënë të mos jetë në dijeni nëse do të diskutohet kjo temë.

“Nuk e di a është temë e saj kjo apo jo, ndoshta ajo ka tema të tjera, do të shohim. Nuk e di se çfarë kërkojnë ata nga ne, por e di se çfarë ne kërkojmë nga ta”, ka thënë Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme