Vuçiq: Vendimi për lirimin e Haradinajt, qesharak

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 13:59 | Nga

Kryeministri serb, Aleskandar Vuçiq ka thënë se vendimi i gjykatës për lirimin e Ramush Haradinajt ishte qesharak, për të mos thënë i pikëlluar ose i trishtuar.

Ai ka thënë se ekipi ligjor i Serbisë do ta analizojë vendimin e gjykatës franceze dhe së shpejti do bëhen të ditur hapat e tjerë, transmeton lajmi.net.

Vuçiq theksoi se Serbia ka dorëzuar një dokumentacion gjyqësor të plotë për ekstradim. Ai ka shtuar se pika e katërt në vendimin e gjykatës është kryesorja pasi në të thuhej se ekstradimi kishte pasoja të rënda për Haradinaj.

Sot Gjykata e Apelit në Colmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme