Vuçiq: Vetëm 1% e serbëve duan që të luftojnë për Kaçanikun, Kosova do të armatoset

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se vetëm një për qind e serbëve duan që të luftojnë për Kaçanikun. Ai gjithashtu tha se askush në Serbi nuk do që të luftojë për Kosovën.

“Ne jemi te gatshëm të luftojmë për kafiteri por për Kaçanikun duan të luftojnë vetëm 1% e popullsisë”  ka thënë Vuçiq.

Duke folur për bisedimet, Vuçiq thotë se të gjithë përfshirë edhe BE’në duan pavarësinë e Kosovës dhe se së shpejti Serbisë do t’i ngushtohet “hapësira manovruese”.

Vuçiq ka përmendur edhe opinionin e GJND’së duke thënë se Serbia ka humbur aty. Duke folur për gjendjen në rajon, Vuçiq ka thënë se diçka e çuditshme është duke ndodhur dhe se të gjithë po blejnë armë.

“Unë nuk mendojë se shqiptarët ne Kosovë e Metohi nuk do të blejnë tanke leopard, por nuk e përjashtojë mundësinë që ata do të blejnë armë antiblind” ka thënë ai.

Të ngjashme