Vulat për zgjedhje kushtuan më shumë 11 mijë euro

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 16:26 | Nga

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po afrohen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me këtë rast ka filluar përgatitjet e nevojshme.

11 mijë e 907 euro do të shpenzohen nga buxheti i shtetit vetëm për furnizimin me vula, shkruan Indeksonline.

“Furnizim me vula, jastak te vulave dhe ngjyrë për vula për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017″, është përshkrimi i dhënë në tenderin e shpallur nga ky institucion.

Tenderin e ka fituar “B.I LumturijeMunishi”. Data e dhënies është bërë me 2 qershor, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të bëhet gjatë ditës.

KQZ në vazhdimësi është duke publikuar tenderët e furnizimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme