Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 18:25 | Nga

Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është ndaluar të marrë pjesë nesër në Gazimenstan për festën e Vidovdanit.

Lajmin për ndalimin e hyrjes së ministrit serb e ka konfirmuar për kallxo.com, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

I pyetur në lidhje me zyrtarët serbë që kanë kërkuar leje të hyjnë në territorin e Kosovës për manifestimet e nesërme, Pacolli tha se vetëm ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja.

Ministri Pacolli nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me arsyen e refuzimit të kërkesës së Vulinit.

Nesër pritet të mbahen manifestime për festën religjioze ortodokse – Vidovdanit.

Policia e Kosovës njoftoi se ka hartuar planin operativ në lidhje me mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Të ngjashme