Vullnetarizmi nuk mungon as në këto ditë të vështira

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

HANDIKOS ka arritur që këto ditë të shpërndajë 45 pako ushqimore për familjet në nevojë apo me kushte më të rënda financiare, si mbështetje gjatë kësaj situate në të cilën gjendemi.

Ekipi jonë do të vazhdojë tutje me identifikimin e rasteve të personave me aftësi të kufizuara me gjendje më të vështirë ekonomike, në mënyrë që të bëhen përpjekje për mbulimin e sa më shumë familjeve me këto pako.

Falënderojmë Bashkësinë e Popullit të Zotit – Kisha Protestante në Kosovë për dhurimin e këtij donacioni.

Të ngjashme