Në Linz të Austrisë diskutohet mbi bashkëpunimin dhe binjakëzimin me komuna të Kosovës

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka pritur sot një delegacion nga qyteti i Linzit të Austrisë, të udhëhequr nga Kryetari, Klaus Luger.

Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të shumanshëm ndërmjet Komunave të Kosovës dhe qytetit të Linzit, si dhe mundësinë e binjakëzimit të këtij qyteti austriak me një prej qyteteve/Komunave të Republikës së Kosovës.

Në vazhdim, kryetari i Linzit, Luger, ka folur për zhvillimet në qytetin e tij, duke potencuar edhe rëndësinë dhe integrimin e plotë të komunitetit kosovar në këtë qytet.

Nga ana e saj, zëvendësministrja, Vuniqi, ka prezantuar potencialet për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Linzit, i cili është qyteti më industrializuar në Austri, si dhe për mundësitë e investimeve në shtetin tonë.

Më pas, ajo ka  nënvizuar vendosmërinë e diplomacisë së Republikës së Kosovës për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Austrinë si dhe ka shprehur gatishmërinë për përkrahje mbi zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet qyteteve të të dyja vendeve.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar, që ekzistojnë shumë elemente të bashkëpunimit ndërmjet Linzit dhe Komunave të Kosovës.

Të ngjashme