Vushtrri: Në zonën 40 km/h e dyfishon shpejtësinë, shoferët gjobitën me nga 500 euro

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Dy shoferët janë gjobitur me nga 500 euro pasi e kishin tejkaluar shpejtësinë për më shumë se dyfish.

Ata në zonën 40 km/h kishin vozitur me 94 km.h përkatësisht 102 km/h.

Gjithashtu atyre janë hequr pesë pikë nga patentë -shoferi si dhe iu është ndaluar vozitja për një vit.

Njoftimi nga Policia:Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, identifikohen dy drejtues duke drejtuar automjetet me shpejtësi prej 94 dhe 102 km/hVushtrri, 15 qershor 2022Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar dy vetura të cilat në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h ishin duke zhvilluar shpejtësi prej 94 km/h dhe 102 km/h.Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- një (1) vit ju ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Të ngjashme