Vushtrria organizon akademi solemne për nder të 28 Nëntorit – Idrizi: Të bashkohemi të gjithë për të mirën e përbashkët

Vushtrri | 28 Nën 2022 | 14:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë ka organizuar akademi solemne për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se kjo është ditë e veçantë ngase gërshetohen shumë festa në një ditë të vetme.

Sipas Idrizit lëvizja për bashkim ishte e hershme duke filluar nga Skënderbeu, Ismail Qemali e duke vazhduar me UÇK-në e Adem Jasharin.

Duke marrë për bazë gjithë sakrificën dhe punë e palodhshme të brezave ai porositë që të gjithë të jenë të bashkuar për të mirën e përbashkët të shqiptarëve.

“Sot është ditë e veçantë sepse gërshetohen në nëntorin e lavdive të mëdha shumë ngjarje. Nëntori i Skënderbeut, i Ismail Qemailit që ngritën flamurin në Vlorë. Që nga ajo kohë lëvizjet shqiptare për çlirim nuk pushuan asnjëherë. Ato të vitit 1998 kur nëntorët e lavdisë i shtohen ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja në skenë e UÇK”.

“Te gjitha këto data e kanë për qëllim bashkimin në një Shqipëri etnike. Sot ndjehem i lumtur se ju shoh të gjithëve këtu sepse nëntori na bashkon poashtu edhe flamuri kombëtar që simbolizon gjakun që është derdhur për liri dhe shqiponjën dy krenare. Neve na takon të jemi të bashkuar. Rrugëtim te gjithëve drejt bashkimit kombëtar”.

Për nder të kësaj dite u dha një program i pasur me këngë e valle.

Të ngjashme