Vushtrriasi i kanosë me pistoletë lodër tre meshkuj, pas një mosmarrëveshje

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës dje pasdite ka arrestuar një person në rrugën “Shala” të Vushtrrisë.

I dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në rrugë i kishte kanosë dhe ua kishte ekspozuar një armë tri viktimave meshkuj kosovar.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë lodër e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme