VV-ja fton prokurorinë që të veprojë në lidhje me tenderin e komunës së Prishtinës për qumështin

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje po thotë se është duke i po përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me tenderin për furnizimin me qumësht të nxënësve të klasëve I-V.

Ata po thonë se komuna e anuloi tenderin me arsyetimin se të çmimi i ofruar nga ofertuesi (edhe këtë herë ka qenë vetëm një ofertues) ka tejkaluar shumën e planifikuar nga komuna e Prishtinës.

VV-ja i ka bërë thirrje edhe njëherë prokurorisë të veprojë sa më parë në mënyrë që të mos vazhdojë keqpërdorimi i parasë publike të qytetarëve të Prishtinës.

Komunikata e plotë:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë po përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me tenderin pêr furnizimin me qumësht të nxënësve të klasëve I-V.

Komuna tashmë ka njoftuar për anulimin e tenderit për furnizim me qumësht të nxënësve të klasëve I-V me arsyetimin se të çmimi i ofruar nga ofertuesi (edhe këtë herë ka qenë vetëm një ofertues) ka tejkaluar shumën e planifikuar nga komuna e Prishtinës.

Fillimisht është për tu habitur fakti se Komuna këtë vit ka shpallur tenderin vetëm për 6 muaj, duke e bërë më të palevërdishëm interesimin e ndonjë kompanie tjetër përveç asaj që e ka përfituar tenderin deri vitin e kaluar, që të investojë në makineri për këtë linjë prodhimi. Me këtë rast komuna ka favorizuar kompanitë që kanë fituar deri më tani tenderin e njëjtë viteve të kaluara.

Çdo ditë e më shumë që po kalon, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti po e ka të vështirë të arsyetojë edhe para publikut e do ta ketë vështirë të arsyetohet edhe para prokurorit për dallimin 530 mijë eurosh në vlerën e parashikuar të tenderit për vitin 2018. Ky anulim sigurisht vjen pas gjithë vëmendjes publike që fitoi kjo çështje dhe pas kallëzimit penal që kemi dorëzuar në prokurori.

Kryetari i Komunës ashtu siç rriti parashikimin për 530 mijë euro për vitin 2018, do të rriste edhe kësaj rradhe çmimin të cilin do të paguante për furnizim me qumësht, sikur ta dinte që nuk po vëzhgohet dhe sikur të mos frikësohej edhe nga një kallëzim tjetër penal.

Ne i bëjmë thirrje edhe njëherë prokurorisë të veprojë sa më parë në mënyrë që të mos vazhdojë keqpërdorimi i parasë publike të qytetarëve të Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme