VV-ja gjen edhe një model për kryetar komune si Shpend Ahmeti

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 11:48 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht mburret me qeverisjen e hapur dhe transparente të Komunës së Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, një ish profesor i cili është shkolluar në universitetin më të mirë në botë prej shumë kohërash, Harvard University në SHBA.

Mirëpo duket se një model të tillë të politikanit modern dhe të shkolluar Vetëvendosje po kërkon ta gjejë në secilën komunë ku ajo do të garojë në fund të këtij viti, përkatësisht me 22 tetor.

Së paku kështu duket, sepse për Komunën e Pejës, Lëvizja Vetëvendosje thuhet se do të kandidojë me Bashkim Nurbojen, një 37 vjeçar nga Peja, i cili ka kryer doktoraturën në Universitetin e Lubjanës, ndërsa studimet e magjistraturës i ka përfunduar në Angli, në Universitetin e Staffordshire.

Nurboja që nga viti 2006 ka qenë ligjërues në universitete të ndryshme dhe pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë, ndërsa përflitet si kandidati më serioz për tu kandiduar në Pejë.  Me rritjen enorme të numrit të votave të Vetëvendosjes në shumë komuna, Nurboja shihet si kandidat tejet serioz për Komunën e Pejës, sepse shihet si model i ri i politikanit modern dhe të shkolluar, i cili është dëshmuar në shumë nivele akademike, shkruan gazeta Blic.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme