VV-ja kërkon që rasti i Suzana Zogianit të kthehet në rigjykim

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 10:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që rasti i Suzana Zogianit, e cila u dënua me 25 vite burgim për vrasjen e bashkëshortit të saj, të kthehet në rigjykim dhe të merren parasysh të gjitha rrethanat se si ka ndodhur rasti, raporton Ekonomia Online.

Anëtarja e VV-së, Tinka Kurti  në një konferencë për medie ka thënë se burgu i grave është i mbushur me gra, të cilat kanë qenë viktimë e dhunës në familje.

Ajo tutje ka kërkuar që rasti i Suzana Zogianit të  kthehet në rigjykim pasi që nuk janë marr parasysh rrethanat se si ka ndodhur rasti.

“Me 6 nëntor e kemi dëgjuar rrëfimin e Suzana Zogjanit, dhe rrëfimi i saj ta shton bindjen se jeta e saj vlen më pak në peshoren e gjyqësorit të Kosovës, dhe ajo është dënuar për 25 vite për vrasjen e burrit të saj dhe asnjë rrethanë lehtësuese nuk është marr për ta duke par që burri i saj ka ushtruar dhunë vazhdimisht. Ky sistem po i jep pushtet burrave qoftë edhe të vrasin, në vendimin për Zogianin ka gabime me që nuk do t’i faleshin edhe një  studenti të vitit të dytë. Burgjet e grave janë të mbushura me gra që kanë qenë viktima të dhunimit dhe funksioni i drejtësisë duhet të jetë në anën e viktimave. Ne konsiderojmë që ky rast të shkojë në rigjykim”

Ndërsa, deputeti Hajrulla Çeku ka thënë se Kosova e ka për obligim konventën e Stambollit. Ai ka thënë se VV-ja posa të jetë në qeveri do të qojë përpara procesin e vettingut.

“VV shpreh  mospajtim se si gratë po e vuajnë padrejtësinë dhe në sistemin gjyqësor më tepër. Konventa e Stambollit duhet të ketë obligim për shtetin e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme