VV-ja me aksion simbolik kundër dhunës ndaj grave, arrestohet deputetja Bogujevci dhe 8 aktivistë

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 12:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur ngjyrë drejt policisë, në shenjë pakënaqësie për punën e përfaqësuesve të rendit në lidhje me dhunën në familje, që kulmoi javën e shkuar me vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, kur Pjetër Ndrecaj ia mori jetën ish-gruas dhe vajzës së tij me armë zjarri, raporton Ekonomia Online.

Gjatë aksionit simbolik, i mbajtur te Stacioni i Policisë “Qendra” në Prishtinë,  me të cilin u kritikua puna e policisë, sipas njoftimit të VV-së, janë arrestuar 8 aktivistë dhe deputetja Saranda Bogujevci.

Aktivistët e arrestuar janë: Nurimshahe Demalijaj, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi. Aktivistët e VV-së u kanë bërë thirrje zyrtarëve policorë që të merren me ata që ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe jo me aktivistët.

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka thënë se policia është dashur të reagojë edhe në rastin e vrasjes së dyfishtë në Gjakovë, të nënës dhe të bijës nga bashkëshorti.

“Jemi mbledhur rreth dhunës në familje. Kemi pas raste ku gratë janë vra por kësaj radhe ka pasur fëmijë. Ku është njësia speciale kur gratë raportojnë dhunën dhe nuk mbrohen. Ku janë policia që s’vjen t’i mbrojë gratë, kur raportojnë dhunën. Është dashur policia të veprojë njëjtë siç po reagojnë këtu kur po protestojmë”, ka thënë Bogujevci, raporton Ekonomia Online.

Deputetja Bogujevci është arrestuar nga Policia e Kosovës, menjëherë pas prononcimit për media.

Aktivistja e VV-së, Aulona Bytyqi, ndërkaq, deklaroi se aktualisht është urgjente siguria e grave, pasi tha se shteti ka dështuar t’i mbrojë ato.  Ajo tha se askush nuk do të japë përgjëgjësi për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë sepse Inspektorati Policor i Kosovës dje ka lëshuar një deklaratë ku thotë se nuk ka gjetur elemente veprimi ose mosveprimi kundërligjshëm nga ana e policisë.

“Askush prej policisë s’ka dhënë përgjegjësi për rastin e Valbonës.  Sllognet e sotme janë ‘policia i ka duart me gjak’. Gratë janë të braktisura nga shteti. Për ne, është urgjencë siguria e grave. Policia po na bind se sloganet kundër dhunës janë të kota sepse nuk kemi ku të drejtohemi, askush nuk po përgjigjet. Në Kosovë shteti s’po merr asgjë për të dhënë drejtësi”.

“Neglizhenca e institucioneve për trajtim me prioritet të këtyre rasteve ka dështuar fatalisht. Askush prej policisë nuk ka dhënë përgjëgjësi për rastin e Valbonës e cila u vra me të bijën Kiarën 9 vjecare javën e kaluar. Edhe pse, e ndjera kishte kërkuar ndihmë dhe Policia nuk e kishte marrë të paktën në mbrojtje. Prapë askush, asnjë përgjegjësi”.

Të ngjashme